Foto ilustruese

Disa prej denoncimeve të tij përgjatë kësaj jave kanë rezultuar të jenë shumë të vërteta dhe ngjarja më e rëndë ishte përdhunimi i të miturës nga 7 adoleshentë në një shkollë të Kavajës, që ishte mbajtur i fshehtë prej dy muajsh.


Ish-kryeministri Sali Berisha duket sikur është shndërruar në një detektiv me ato çka publikon në Facebook, por mbetet të shihet a do të jetë i saktë edhe për ngjarjen e fundit që ka denoncuar.


Ai thotë se në Vlorë është goditur me mjete të rënda një gardist, nga djali i një efektivi policie, por Uniformat Blu mbajnë të fshehtë ngjarjen.


DENONCIMI I BERISHËS:


Ne Vlore goditet rende gardisti nga djali i narkopolicit por narkopolicia fsheh krimin! sb


Pershendetje Z.Berisha doja te ndaja nje cudi qe po ndodhe ne qyteti e Vlores ne dt 2 rreth ores 23.ne vendin e quajture Kapelja nje efektiv i Gardes eshte goditure nga nje djal i nje efektivi policie dhe eshte larguare nga vendi i ngjarjes dhe policija e vlores ska dhen asnje infomacjon per kete ngjarje.Efektivi i Gardes eshte ne gjendje te rende nga gjymtyret dhe doktorret e spitalit dje ishin pushim te hene mbas ores 10 do ta kontrolljm me imtsi thane çudira shqiptaresh,po deshe verifikoje si raste dhe te lutem anonim.