Calum Titmus është një djalë me autizëm, i cili është shpallur kampioni, që do të përfaqësojë Anglinë në Lojërat Olimpike Speciale, ku marrin pjesë të rinj me aftësi të kufizuara. 23-vjeçari mund të patinojë shumë mirë në akull, por jeta e tij e përditshme nuk është e thjeshtë pasi ai vuan nga autizmi që i shkakton vështirësi në mësime dhe komunikim.


Prindërit e tij kanë shpenzuar rreth 25 mijë dollarë në vit për trajtimet e tij. Calum ka mbledhur 30 medalje në kategorinë e tij.


Unë nuk kam për të dalë kurrë në pension sepse ne nuk kemi para të ruajtura, tha babai i tij.


Unë jam shumë krenare sepse gjërat që ai ka arritur janë fenomenale. Jam e lumtur se ai është i lumtur tha mamaja e tij për BBC. Momentalisht, ai është në Austri për Lojërat Olimpike Speciale, ku këtë vit do të konkurojnë 110 shtete në 9 sporte dimërore.


/oranews.tv/ 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter