Gruaja e te denuarit qe i dha fund jetes duke u vetevarur me carcaf ne burgun e Fierit tregon mes lotesh biseden e fundit. gruaja


Ajo thote se ai nuk i kishte thënë kurrë asgjë apo që ti kishte shprehur ndonjë brengë, nderkohe qe shton se bashkë me tre fëmijët mezi prisnin datën 26, kur 51-vjeçari do të dilte në gjyq, ndërsa shton se flisnin në telefon 2-3 herë në ditë dhe i thoshte gjithmonë të mos mërzitet, se do të dilte nga burgu dhe do ti bënin punët bashkë.


Nga ana e tij, babai i viktimës akuzon policinë dhe burgun, se nuk i kanë njoftuar për ngjarjen e rëndë, por ata e kanë marrë vesh nga televizori.


Intervista e bashkëshortes:

Çfarë dinin lidhur me ngjarjen?

Çfarë të them unë, unë spata asnjë pikë dyshimi, foli në telefon, siç fliste për ditë. Kërkoi vetëm fishat e insulinave dhe i thashë që do ja jap, në orën 16:00 do ta merrja në telefon.


Të dha ndonjë shenjë?


Jo, asnjë lloj veprimi. E prisnim me padurim datën 26 se kishte gjyqin. Skishte asnjë ditë që të mos fliste, flisnim 2-3 herë në ditë.


Kishte ndonjë brengë?

Deri në atë moment nuk thoshte gjë, vetëm më thoshte që mos u mërzit se do vij unë, do ti bëjmë punët bashkë, vetëm mbaj afër fëmijët.


Ju tani jeni e vetme me tre fëmijë, çfarë kërkoni?

Dua të drejtën e tij, dua pronat.


Si e morët vesh lajmin?

Nga televizori, e kishin marrë njerëzit e mi që më thanë, se unë nuk i kisha parë lajmet, do ikja në punë.


Si ishte gjendja e tij?

Nuk më kishte thënë gjë. I çoja ushqime, i hidhja lekë. Tani në kohën e pandemisë nuk shkonim fare.


Ju thoni se është vetëvrasje?

Nuk e di, nuk më linte pikë dyshimi, edhe kur e takoja më thoshte prit se do vij, asnjëherë sme thoshte gjë.


Babai i viktimës: Djalin e dua. Djalin ma kishin bërë copa-copa. Pse nuk më lajmëruan mua? Nuk më lajmëruan fare, më lajmëroi miku, i tha nuses. Unë jam babai dhe nuk dija gjë fare. Dëgjova nusen që po qante dhe e pyeta çfarë kishte. Djali vuante nga diabeti. As policia, as nga burgu, nuk na lajmëruan për ngjarjen.