batonShqipëria dhe Kosova bashkohen në një pikë Gjuha e patolerueshme mbi të kaluarën dhe pak shpresë që të ndërrohet ajo për faktin se mungon ideja e daljes nga moçali. Hashim Thaçi ka bërë historinë me dialogun me Serbinë. Dhe për këtë meriton të jetë personalitet i vitit. Por në politikën e brendshme  ka lënë gjurmë të tolerancës së patolerueshme


Nga Baton Haxhiu


Nëse do kishte mundësi te kalonim ne vitin 2015, pa e prekur vitin që vjen, 2014,  do te ishte lajm i mirë për Kosovën dhe shqiptarët. Ku është gabuar që të kemi frikë në vitin 2014 dhe pse duhet ta kalojmë një vit që në parashikim qenka shumë i keq.


Shumë njerëz si unë ia bëjnë vetes këtë pyetje. Dhe, zanafilla e problemit ekziston tek ngjarjet e rënda që vijnë dhe shumë prej tyre janë në kundërshti me agjendën tonë. Por, edhe në varësi të ngjarjeve që i bëjnë popujt e rajonit të kuptojnë situatën dhe vështirësitë, prapë janë të tjerët që na thonë qartë se në shoqëritë tona ballkanike dhe në Kosovë e Shqipëri ne veçanti, ka diçka që nuk shkon.


Pa marrë parasysh nga përgjigjet që merr ka disa pyetje që shprehin shqetësim për vitin që po na pret. Punët dhe ngjarjet në vitin që vjen janë më të rënda se sa ne mendojmë dhe do jenë shumë të rënda kur e shohim agjendën evropiane të Serbisë dhe të Kosovës.


Fakti është se ka jo pak arsye që të bëjnë të dyshosh të shqetësohemi apo të mllefosemi.


Në Shqipëri nuk i kushtohet vëmendje gjuhës që përdoret dhe fyerjet politike ende mbesin në vëmendje. Gjuha e pushtetit është sterile dhe gati dëshpëruese për secilin që pretendon të ndërtoi një të ardhme dhe një dëshirë jetese në Shqipëri.


Fjalët që përdoren në publik dhe për publikun janë të vrazhda. Pa shije. Dhe pa shpresë. Fjalitë dhe dështimet e mundshme i përkasin të kaluarës dhe mbi to përshkruhet e keqja.


Kishim përshtypje se do të kemi një përparim të parezistueshëm të gjuhës pozitës së tashme dhe po ashtu një disfatë të parezistueshme të një gjuhe të një pozite që tash është opozitë. E keqja është se gjuha është e pashpresë depresive dhe ajo përdoret  çdo kund dhe në çdo moment.


Në Kosovë kemi një varfëri publike, luks privat, fuqitë tona sikur janë plakur, na mungon qëndresa dhe jemi të çakorduar dhe pak shpresë që mund të jetë ndryshe. Sma zënë goja ta them se sa të papërgatitur jemi për vitin që vjen.


Vetëm në gjashtë muajt që vijnë do kemi tri probleme që lidhen direkt me pozitën tonë politike:


Zgjedhjet Evropiane. Zgjedhjet në Serbi dhe Vazhdimi i gjykimeve.


Kjo i bie që do të ketë ndërprerje të dialogut dhe paqartësitë që lidhen me të. Pra do ketë pasoja.


LDK dhe Vetëvendosja nuk do ti votojnë vendet e rezervuara dhe mund të ketë pasoja edhe të brendshme edhe ndërkombëtare për Kosovën.


Do të ketë zgjedhje në Kosovë që për një vit të gjitha çështjet do të mbesin pezull


Dialogu, qeverisja në paterica. Pamundësia e marrjes së vendimeve dhe bojkoti i mundshëm i serbëve në zgjedhjet e Kosovës për faktin se iu refuzohen vendet e rezervuara.


Gjendja mund të kthehet në pikën zero sepse zgjedhjet në Serbi mbahen në Mars dhe do kemi qeveri të re ku ska kush të bisedoi edhe për faktin se zonja Ashton i thotë fund mandatit të saj në Qershor.


Zgjedhjet tona janë me plot të panjohura. Janë me dilema dhe me probleme që trashëgohen nga ky vit.


Duke patur mendjen të këto që thash nuk më mbetet tjetër vetëm të them se viti që vjen wshtë gati i rëndë sa ai i vitit 2004.


Nëse jo edhe më i rëndë. Padyshim se nuk kam bërë asnjë ekzagjerim. Mund të jetë edhe më keq.


Megjithatë, në vitin 2014 ka lënë gjurmë Hashim Thaçi. Ka bërë historinë me dialogun me Serbinë. Dhe për këtë meriton të jetë personalitet i vitit. Por në politikën e brendshme  ka lënë gjurmë të tolerancës së patolerueshme. Koha e tij në vitin 2014 ka lënë gjurmë evropiane për paqen, por në anën tjetër ka lënë gjurmë edhe lokale në politikën e brendshme.