Djegia e mandateve të deputetëve duket se do të krijojë një opozitë të re në Parlament, me 4 prej kandidatëve në listat e LSI-së që tashmë e kanë pranuar të zëvendësojnë kolegët e tyre të dorëhequr.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën për të plotësuar vendet bosh, duke kërkuar nga kandidatët që kanë qenë në listat partiake, formularin e vetëdeklarimit.


Por rrjedhje pritet të ketë edhe nga lista e Partisë Demokratike, ku një nga emrat e përfolur se mund të pranonte të mbushte vakancat në Kuvend, është ambientalisti Sazan Guri.


Sazan Guri ishte kandidat në listat për deputet të PD-së në Berat, por ai duket se ka refuzuar që të marrë mandatin e deputetit. Duke shkruar në Facebook lidhur me çështjen në fjalë, Guri thotë se nuk do të futej kurrë në atë Parlament derexhe.


POSTIMI I SAZAN GURIT:


Me thonë mire ben qe mos te vesh kesaj radhe ne Parlament, per nje rroge fundja, do humbasesh edhe nje pension


Degjoni or miq!


Edhe nese kam dashur me pare te vija ne Parlament, po perse per rroge do vija? Apo per te vene ne jete ato qe bej neper leksione, neper libra e neper protesta e kerkesa jo per vete po per ju o Qytetare. Apo per te hyre me biznes te vogel e te dilja me supermarket si te tjeret?


Fjala e pare, kur filloj e jap mesim me studentet eshte se nuk i ngjaj te tjereve. Edhe ne Parlament kete parim do te mbaja, se nuk i ngjaj te tjereve, po kur sme njeh, edhe mund te thuash ndonje fjale pune rroge, pune pensioni.


Po sikur te tju them, se me flori te ma shtrojne rrugen nga shtepia ne Kuvend, e nuk do vija kurre ne kete mesele apo ne kete parlament derexhe.