Ministrja e Infrastruktures dhe Energjitikës, Belinda Balluku i ka dhene pergjigje sot nga foltorja e Kuvendit, gjithe akuzave te opozites lidhur me tenderin per Milot-Fier, duke e akuzuar ate per dezinformim te shqiptareve. 



Duke dhene detaje nga projekti dhe duke bere te njohur ekspertet, sipas saj afati kohor për dorëzimin e ofertave është deri me 28 shtator 2020. Balluku ka thene se kohëzgjatja e kontratës koncesionare/PPP do të jetë 35 vjet dhe pagesa per udhetaret do te jete ose 7.5 euro për 100 kilometra, 0.075 per km.


Pjese nga fjala e Ballukut 


‘Javën e fundit, 7 ditë të tëra kam dëgjuar me shumë vëmendje vrerin e hedhur në media për projektin më të madh, të korridorit blu, Milot-Fier, kam pritur 7 ditë për të ardhur në këtë foltore. Unë i përgjigjem Murrizit, Rudina Hajdarit dhe të tjerëve këtu, jo atyre që nuk i zë gjumi natën, pra nuk i përgjigjem lukunisë, apo zëdhënësave të qametit. Do ta nis nga e para.


E kam ndaluar unë hedhjen e dokumenteve në APP, sepse pak minuta pas lancimit të këtij projekti ju u turrët për të vjellë zift. U kërkova ekspertëve të ndalonin, kërkova mirëkuptimin e kryeministrit dhe dëgjuam me vëmendje deklaratat tuaja dhe morëm dhe analizuam se mos ndoshta kishit ndonjë fije të vërtetë, apo ndonjë numër që na paska shpëtuar ne apo ekspertëve ndërkombëtarë. Hill International, Dellotite, këta janë ekspertët tanë që po punojnë për ne, po kush janë ekspertët e qametit që thonë se projekti është i fryrë?


Kjo rrugë kushton 1 miliard e 188 milionë euro, do të vijë nga investitori privat përmes një gare ndërkombëtare për të ardhur me investimin më të madh dhe çmimin pagesën e rrugës më të ulët.


Ua thashë përgjigjen edhe pse ju nuk meritoni asnjë përgjigje. Kush jeni ju që abuzoni me çmimet, gjithcka në këtë republikë duhet ta zgjidhim në gjykatë? 17.5 euro udhëtimi? Kush jeni ju që e nxirrni këtë çmim?- tha ajo. 


Duke pohuar se edhe opozitarët që vjellin vrer sot do të kalojnë në atë rrugë, e Do thonë e paskan qarë, ministrja akuzoi opozitën, që sipas saj, e kishte 12 vite ministrinë e transporteve pa bërë asgjë.


Ne e morëm në shtator të 2017, ju e kishit 12 vite, deri në 2012 të gjithë ju së bashku, ju me këtë në 12 vite nuk keni arritur të bëni atë që ka bërë Gjiknuri në 14 muaj dhe unë në 18 muaj, po pres të më tregoni ekspertët, unë ua tregova ekspertet e mi, kush e mori vendimin që rruga duhet të bëhet me koncesion, unë besoj qeveria shqiptare që është zgjedhur me votë për të qeverisur, nëse kjo rrugë kushton 1.188 mln euro, kjo është kostoja e rrugës të Hill International, atëherë qeveria shqiptare me analizë nga MF, nuk na del që të kemi mundësi të ndërtojmë nga buxheti dhe qeveria e jep me koncesion, dilni dhe dezinformoni, qeveria nuk vë asnjë qindarkë, gjithë investimi vjen nga investitori privat, që mes një gare ndërkombëtare, do vije mes garës me cilësi të lartë dhe pagesën më të ulët. Nuk meritoni asnjë përgjigjem pro unë i flas popullit shqiptar.


Kush jeni ju që abuzoni me çmimet dhe nxirrni shifra sipas qejfit, kush jeni ju që tregoni 17.5 euro udhëtimin, ku e gjetët, që kur autostradat janë vajte ardhje, autostradat paguhen me segmente si paguhen në gjithë botën, sic ju jeni udhëtarët e botëshëtitur e dini shumë mirë zëdhënësit e qametit, si paguhen autostradat në itali, nga Xhenova në Bari paguani më shumë se 150 euro.


Ato 63 km do qëndrojnë sic janë, kemi vendosur ne për gjurmën ekzistuese, pasi nuk duam të rrisim shifrën e shpronësimeve, në krahun e autostradës ka biznese, nuk duam të krijojmë probleme për këto akomodime.


E dini ju sa të vdekur në vit ka tek rrethrrotullimet që ndërtuat ju, kjo është një gjë që populli shqiptar duhet ta fusë në mendje, 12 vite e keni pasur ju, Edi Rama e ka pasur vetëm 3 vite nuk janë bërë akoma, në shtator do bëhen 3 vite, do kushtojë 0.075 euro për klm, 7.5 euro për 100 kilometra, asnjë lekë më shumë, autostradat me pagesë janë evropiane, ne do të bëjmë rrugët dytësore të detyruara, se cdo qytetar do jetë të drejtë të zgjedhe rrugën deri në 130 km, ose rrugën pa pagese superstadë të parametrave evropianë”.