04-04-2013 / Gazeta 55

Bashkëbisedimi i Edi Ramës me “miqtë” e tij në Facebook dhe paralajmërimi për përdorim narkotikësh

Faqja zyrtare e kryesocialistit Edi Rama në Facebook, është bombarduar ditët e fundit nga komente të ashpra, kundër koalicionit të ardhshëm PS-LSI.
Në përpjekje për të marrë një përgjigje zyrtare nga vetë kreu i PS-së, mbi arsyet që e shtynë atë të ftonte në koalicionin opozitar edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, dje qindra ndjekës të tij në rrjetin social, Facebook janë tmerruar nga përgjigja e marrë. Shkak u bë një status i Ramës që i quante reagimet e socialistëve si zhurma nga grahmat e fundit të pushtetit, ndërsa socialistët e thjeshtë i etiketonte si “opozitarë të zhgënjyer”, siç edhe duket qartë në foto. “Ekranet e paradites zhurmojnë nga grahmat e fundit të pushtetit që po flet përmes ‘opozitarësh të zhgënjyer’! Saliu po ha peshqit e fundit”, shkruan Rama.
Dhe insistimit të “miqve” të cilët kërkonin një përgjigje zyrtare, Rama iu është kthyer se, do të ketë një përgjigje për ta, por, pasi ta ketë “tërhequr një vizë”.
Menjëherë më pas bashkëbisedimi është fshirë si dhe janë neutralizuar nga lista e “miqve”, të gjithë “grindavecët” e “Facebook”-ut, duke mos iu dhënë akses të mëtejshëm në profilin e tij.
Por, ky bashkëbisedim me “tërheqje vize” mbi tryezë (duke nënkuptuar konsumimin e kokainës, ashtu siç bën zakonisht përpara çdo dalje për mediat, apo takime për hir të “Rilindjes”), duke u zhvilluar në sy të të gjithëve, nuk kishte sesi t’i shpëtonte vëmendjes, nisur nga anormaliteti i shprehjes së kryesocialistit.
Për ta bërë më të thjeshtë dhe më konkrete, një prej “miqve” të Ramës në “Facebook” i shkruan me doza të forta ironie se, “pas koalicionit me LSI-në e Ilir Metës, pse nuk ftove dhe Sali Berishën dhe pastaj ta kishte të sigurt fitoren?”, ndërsa përgjigja e kreut të PS është shokuese. “Prit t’i fus një vizë pastaj të përgjigjem”, është replika e kryetarit të Partisë Socialiste... Dhe, kuptohet vetvetiu se figura prej narkomani e kreut të PS, s’e ka për gjë dhe as për turp, të demonstrojë haptazi varësinë ndaj “pluhurit të bardhë”, që siç duket e sjell në vete dhe i rikthen histerinë kolektive kundër shqiptarëve të mbushur me sharje dhe akuza bastarde. Thjesht e vetëm, pa i hequr asnjë presje, bashkëbisedimi i Ramës me “miqtë” për tërheqje vize, është në sy të të gjithëve...
A kemi të bëjmë me një kryetar opozite të droguar?!

...