Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Udhëtimi”, duke arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar nga Tirana, i cili lëvizte me  6 mina me telekomandë në automjetin e tij.


U arrestua në flagrancë shtetasi: – Eduard Sinanaj, 40 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale ” Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”) . Në aksin rrugor Milot – Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, u kap me automjetin e tij tip Peugeot që po drejtonte, pasi në bagazh, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin, sqaron policia.






Lezhë Finalizohet operacioni i koduar " Udhëtimi " Sekuestrohen 6 mina me telekomandë Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre Më datë 23.06.2018, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar " Udhëtimi " duke goditur një tjetër rast të tentativës për tregtim të minave me telekomandë.Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi : – Eduard Sinanaj, 40 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale " Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit") Në aksin rrugor Milot – Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, u kap me automjetin e tij tip Peugeot që po drejtonte, pasi në bagazh, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale sëbashku me automjetin. Vepra penale në ngarkim të tij " Trafikim i armëve dhe municioneve" parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.


Gepostet von Policia e Shtetit am Sonntag, 24. Juni 2018



Operacioni u drejtua nga sektori për hetimin e krimeve në Policinë e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirë organizuar të ndjekur me metoda proaktive. Sipas policisë u godit kështu një rast i tentativës për tregtim të minave me telekomandë.


Vepra penale në ngarkim të tij ” Trafikim i armëve dhe municioneve” parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.  Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.


24 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)