Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi ndër gjashtë deputetët që deklaroi votën pro miratimit pa asnjë ndryshim të marrëveshjes së 5 qershorit ka kërkuar votim të hapur në Kuvend.


maliqi-1-770x427


Në shënimin e tij në facebook, Maliqi shkruan se tashmë është koha që kryeministri Rama të pranojë dhe rotacionin politik.


Teksa thotë se e bindën Ramën që të bashkohej me ta për miratuar Reformën Zgjedhore në Rezidencen Amerikane, Maliqi thekson se votimi i fshehtë i saj i shërben vetëm antishqiptarëve dhe me votimin e hapur është  koha ti tregojmë ndërkombëtarëve që për marrëveshje të tilla historike për të ardhmen e vendit në BE votën e kanë trasparente publike, të pastër dhe të ndershme.


Reagimi i plotë:


Ne kishim bindjen se Ramziu nga drejtimi i paditur do te vinte si Çeço tek qëndrimi yne..,dhe erdhi duke u tërhequr zvarre e duke u lëpirë pavarsisht se per pushtetin e tij personal ka bere pirueta. Tani eshte radha ti kujtojme Ramziut se do te pranoje dhe rotacionin politik,ose nga mosqarkullimi i gjakut do te bjere ne koma ose do te pesoje paralize te plote duke vazhduar te thote ne publik budalliqe. Ne nuk kemi levizuar nga qendrimi yne proamerikane e proeuropiane dhe ja arritem qellimit.


Ne e detyruam Ramen te bashkohej me ne per te miratuar marreveshjen zgjedhore historike te 5 Qershorit ne Rezidencen Amerikane dhe te mbeshtetur nga BE dhe SHBA.Miqte e mi bashkohuni me ne qe ti tregojme Ramziut se ne jemi sot opozita e vertete dhe neser do te jemi maxhoranca. Gjithcka ju keni thene dhe se bashku do e miratojme keto dite ishin per te diskretituar Ramziun dhe per ti treguar se jemi proamerikane e proeuropiane. Është koha ti tregojmë shqiptareve dhe nderkombtareve se deputetet per marreveshje te tilla historike per te ardhmen e vendit ne BE voten e kane trasparente publike te paster te ndershme dhe te hapur.Votimi i fshehte i sherben vetem Antishqiptareve, antieuropianeve dhe antianerikaneve. Shqiperia si Europa.