Një shqiptar dhe një rumun janë arrestuar në Itali, si anëtar të një bande grabitësish që ishin kthyer në tmerrin e Giavenos dhe rrethinave. Në shënjestër të policisë italiane janë edhe anëtarët e tjerë të bandës së skifterëve.


Grupi në fjalë ka kryer dhjetëra grabitje në banesat e të pasurve të zonës, të cilat ishin pikësynimi i tyre.


Kujdes, do vjedhim vetëm banesat e të pasurve, shprehej kapoja i bandës në një përgjim të siguruar nga policia.






























Grupi vepronte pasi më parë evidentoheshin dhe mbaheshin nën mbikëqyrje banesat dhe pronarët e tyre/ Gjithçka ishte e organizuar më së miri për të pasur nën kontroll situatën dhe grabitjet bëheshin gjatë natës.


Ndërkohë, arrestimet janë bërë me urdhër të Gjykatës së Torinos. Sipas policisë janë dokumentuar së paku 20 vjedhje të kryera midis tetorit dhe nëntorit 2018 në komunat e Giaveno, Avigliana, Rivoli, Venaria Reale, Beinasco, Mappano dhe San Mauro Torinese.


Policia i ka zbuluar grabitësit nga kamerat e sigurisë, duke dokumentuar kështu edhe gjithë mënyrën se si vepronin grabitësit.