Daniel Webster ishte një burrë shteti amerikan dhe senator nga Masaçusetsi, gjatë periudhës së Luftës Civile. Por kjo nuk e pengoi të fshihte dobësitë njerëzore pasi dashuria për të nuk ishte e tillë. Letrat e tij nuk janë plotësisht, siç e konceptojmë ne një letër dashurie, por ato dallohen për ndjesi të thella e të bukura dhe janë shkruar me inteligjencë e hir për një grua të re, e cila rastësisht, kishte lënë kapelën në shtëpinë e tij pas darke. Ja si i shkruante ai asaj mëngjesin e 4 marsit 1844. Josephina ime e dashur!


Kam frikë se mund të jeni lagur mbrëmjen e fundit, nga që shiu nisi të bjerë menjëherë, pasi dolët nga dera jonë. Përfitoj nga rasti për tjua kthyer kapelën tuaj dhe tju shpreh dëshirën që të jeni  mirë këtë mëngjes dhe të mos jeni ftohur.


Unë jam përpjekur të komunikoj me kapelën tuaj. E kam pyetur të më tregojë sa vështrime të dashura, të ketë vënë re, të jenë drejtuar nën të, sa fjalë të ëmbla ka dëgjuar afër dhe anës së saj. Në sa raste fryma e triumfit ka bërë që ajo të flaket ndonjëherë dhe kur është drithëruar nga emocionet e transmetuara nga poshtë.


Por kapela juaj ka provuar veten si një mbajtës besnike e sekreteve dhe nuk iu përgjigj asnjë prej pyetjeve të mia. Ajo qëndron me mua vetëm për të bërë të mundur atë rrëfim dhe duke përmendur emra të ndryshëm njëri pas tjetrit. Ajo u duk mjaft indiferente për shumicën e tyre, por në përmendjen e papritur të njërit, mu duk se anët e saj u valëvitën!


I dhashë urimet  e mia të mira, të ndarjes duke shpresuar që ajo të mos mbulojë asnjëherë një kokë që dhemb dhe sytë që ajo i mbulon nga rrezet e diellit, të mos njohin asnjë lot por veç gëzim dhe dashuri.


18 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)