ElisaDrejtoria  e Përgjithshme e doganave ka bërë publik  relizimin e të ardhurave nga administrata doganore për muajin mars


Administrata Doganore në muajin Mars 2014 arkëtoi 12.2 miliardë lekë duke realizuar planin e të ardhurave në masën 103.3% duke arkëtuar kështu 387 milion lekë më shumë se plani si dhe 2.252 miliard lekë (20 milionë dollarë) më shumë se muaji Mars i vitit paraardhës ose 22.6 % më shumë. Gjithashtu pas analizës së tremujorit të parë rezulton se Administrata Doganore ka arkëtuar 3.483 miliard lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2013 ose 12.4 % më shumë, thuhet në njoftimin për mediat.


Sipas tyre, Plani ambicioz i të ardhurava të Ministrisë së Financave pas Marrëveshjes me FMN është një sfidë për Administratën Doganore. Rezultati i Marsit 2014 me një rritje prej 22.6 % krahasuar me Marsin 2013 është një tregues pozitiv për punën serioze të Doganës si dhe një matës i angazhimit maksimal për muajt në vijim.