Demi qe i krijohet ekonomise shqiptare nga bllokimi i punes ne doganat greke llogaritet ne 500 mije dollare ne dite. Burime zyrtare nga Drejtoria e Doganave bejne te ditur se, nga 4 pikat doganore qe lidhin Shqiperine me Greqine, vijne ne vendin tone rreth 15 per qind e importeve totale. Sipas, Drejtorit te Pergjithshem, te Doganave Perparim Dervishi, humbjet nga mosarketimet arrijne ne 40 milione leke ose 500 mije dollare ne dite. Por bllokimi i kater pikave me Greqine, ka ndikuar edhe pikat e tjera hyrese per ne Shqiperi, si ate me Maqedonine dhe portin e Vlores, duke tkurrur zhdoganimet per ato mallra qe tranzitohen permes Shqiperise. Ne gjashtemujorin e pare te ketij viti me eksporti me Greqine ze 9.1 per qind te peshes se importeve dhe 16 per qind. Greqia eshte partneri i dyte tregtar i Shqiperise, pas Italise. Mirepo pervec humbjeve qe do te kete buxheti i shtetit nga mosarketimi i tarifave doganore, prej bllokimit te doganave greke humbje po peson edhe biznesi. Shume prej importuesve jane te detyruar te devijojne rrugen per te hyre ne Shqiperi. Tani pjesa me e madhe e tyre eshte duke importuar nga Maqedonia. Prodhuesit thone se efekti deri tani nuk eshte ne permasa shqetesuese, pasi lendet e para qe ata perdorin per prodhim hyjne fare pak nga pikat kufitare me Greqine. Por me te prekurit nga nderprerja e punes ne doganat greke jane tregtaret, te cilet duhet te bejne shpenzime shtese per te transportuar mallrat drejt Shqiperise. Sipas doganave nga Greqia, vijne gati te gjitha llojet e produkteve qe Shqiperia importon.


B.Hoxha