Kakavije

Perseritet kthimi i qytetareve me origjine came nga doganieret greke. 65-vjecari Sali Bajo nga Durresi ka qene nen shoqerine e bashkeshortes se tij dhe nje cifti miqsh kur ka tentuar te kaloje kufirin shqiptaro-grek. ifti shoqerues ka marre vulen e hyrjes ne doganen greke nderkohe qe cifti Bajo nuk ka mundur dot te kaloje pasi i eshte refuzuar vula e hyrjes per ne territorin grek. Sqarimi i vetem ka qene Jeni i padeshirueshem ne territorin e republikes helene. Kerkimi i sqarimeve nga ana e bashkeshorteve Bajo ka hasur ne nje qendrim pa takt te doganiereve greke qe sipas Sali Bajos kane shtyre me duar edhe grate dhe ishin gati te na fusnin edhe ne burg. Edhe nderhyrja e mikut te tij Petriti i cili iu ka kerkuar doganiereve greke nje avokat dhe nje perkthyes ka hasur ne rezistencen e doganiereve greke te cilet kane dashur ti mbajne edhe pasaporten Te dyja ciftet jane kthyer mbrapsht. ifti Bajo pa marre dot vulen hyrese por duke firmosur nen presionin e doganiereve greke nje dokument te doganes greke me siglen Mospranim hyrje ne kufi. Nderkohe cifti qe i shoqeronte megjithese ka marre vulen nuk ka mundur dot te rivulose per dalje nga Greqia pasi perzenia ka qene teper urgjente.