Patrullat e Policise arrijne te arrestojne ne kohe rekord 20- vjecarin qe tentoi te vidhte me arme banken Credins ne kryeqytet





Nje 20-vjecar ka tentuar te grabise filialin e nje banke ne Tirane por eshte ndaluar nga roja i cili ka mbetur i plagosur





Ajet Marku rrefen ne polici Me parate qe do merrja mendoja te blija rroba dhe makine



TIRAN- Vjedhja e bankave eshte kthyer ne shpresen e vetme per ti dhene fund varferise ne kryeqytet e per kete nuk kursehen as bresherite e kallashnikovit. Ajet Rexhep Marku eshte personi me i fundit qe ka shpresuar se brenda pak minutash nen kercenimin e armes do te mund te behej i pasur.





Ngjarja ka ndodhur dje ne mesdite ne qender te kryeqytetit ku 20- vjecari ka tentuar nen kercenimin e kallashnikovit te vidhte banken. Per fat te mire autori eshte arrestuar ndersa eshte plagosur lehte punonjesi i sigurise se bankes qe ndaloi vjedhjen.





Me duheshin leket dhe menyra me e shpejte per ti siguruara to eshte te vidhja banken. I doja per te bere nje jete me te mire per te blere makine apo dhe te vishesha bukur dhe per kete ia vlente te rrezikoja.





Keshtu ka rrefyer fillimisht per oficeret e policise 20- vjecari qe tentoi te vidhte banken ne mesditen e djeshme. Per te qellimi per tu bere i pasur justifikon dhe mjetin armen.





Por Marku nuk ka mundur te kaloje dyert e brendshme te bankes pasi eshte ndaluar nga rojet e sigurise. Ishte orari i drekes dhe shumica prej punonjesve kishin dale per pushim dhe ajo qe pame eshte se per pak minuta roja po perleshej me nje djale te imet i cili me pas iku ne drejtim te Stacionit te Trenit.





Ai qelloi me arme- thote nje nga punonjeset e bankes. E ndersa ngjarja eshte zhvilluar per pak minuta per punonjesit e kesaj banke eshte fat qe nuk ka pasur te lenduar nderkohe qe policia ka arritur te arrestoje autorin ne afersi te stacionit te trenit ne kryeqytet.





Kane qene patrullat e pergjithshme ato qe kane mundur te kapin te riun me origjine nga Kukesi dhe me banim ne Paskuqan. Ai kishte me vete nje kallashnikov dhe kater karikatore me fisheke. Burime nga grupi i hetimit pohuan se ngjarja e djeshme nuk ka qene nje veprim i rastesishem i autorit.





Dyshohet se per disa dite me radhe 20- vjecari ka mbikeqyrur cdo levizje te personelit te bankes. Per te bere te mundur zbardhjen e plote te ngjarjes gjate pasdites se djeshme jane marre ne pyetje edhe punonjesit e bankes per te pare nese autori kishte bashkepunetore te brendshem.