Tirane- Trafiku i droges Shqiperi-Itali, Gjykata e Krimeve te Renda ka vleresuar dje masen e sigurise "arrest me burg", per dy te cilesuarit si drejtues te grupit kriminal. Endrit Dokle, i shoqeruar nga paraburgimi "Jodan Misja 313" dhe Edmond Taullaj, fillimisht kane deklaruar gjeneralitetet e tyre perpara gjyqtares se gatshme Flora Hajredinaj. Avokatet i kane deklaruar, se klientet e tyre nuk kane lidhje me trafikun e droges, nderkohe qe prokurori i ka paraqitur gjykates te gjitha provat qe kishte ne ngarkim te tyre. Prokurori i ceshtjes Besnik Muci, i ka vene ne dispozicion gjykates pergjimet telefonike, qe u jane bere dy te pandehurve, ne te cilat sqaroheshin edhe pazaret e droges. Per kete arsye prokurori i ceshtjes i kerkoi gjykates vleresimin e mases se sigurise "arrest me burg", e cila u caktua me pas nga gjykata. Ne momentin qe gjykata ishte duke vleresuar masat e sigurise, mbrojtesit e te pandehurit Endrit Dokle, kerkuan perjashtimin e gjyqtares Flora Hajderinaj, per arsye se ndodhej ne trupen gjyqesore qe gjykon "Banden e Durresit". Kerkesa u shqyrtua nga gjyqtari Idriz Mulkurti, i cili e rrezoi ate, si te pabazuar ne ligj. Te pandehur per trafikun e droges jane edhe Rindi Xhungo, Vito Biba, Shefqet Vata dhe Eglantina Bulo, ndersa nen hetim eshte edhe nje person nga Prizreni, i cili eshte shpallur ne kerkim, por emri i tij nuk behet publik per arsye hetimi. Te dyshuarit si pjesetare te ketij grupi trafiku, rane ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Ura". Sipas hetimeve te kryera gjate nje periudhe 2-vjecare, ka rezultuar se Endrit Dokle nepermjet telefonit, qe e mbante ne qeline e tij ne paraburgimin "Jordan Misja 313", jepte porosite per te kaluar sasi te konsiderueshme droge nga Shqiperia drejt Italise. Edhe pse i izoluar ne burg, Dokle ka arritur te ndertoje rrjetin e droges, duke futur ne brendesi te tij njerez te besuar. Sipas te dhenave te akuzes, grupi ka arritur te kaloje drejt Italise nje sasi prej 40 kg droge te paster. Vetem pergjimet disa mujore kane arritur te zbardhin mekanizmit e ketij grupi dhe drejtuesin qe ndodhej brenda qelive te burgut per nje tjeter akuze. Aktualisht Endrit Dokle, eshte duke u gjykuar ne Gjykaten e Krimeve te Renda si nje prej drejtuesve te "Bandes se Durresit", kundershtar me te pandehurin Lulzim Berisha. Dokle akuzohet per nje seri veprash penale, mes te cilave organizate kriminale, vrasje me dashje etj.


Trafiku
Nga hetimet 2-vjecare te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ka rezultuar se sasia e droges, e cila ishte e llojit heroine, nisej nga qyteti bregdetar i Durresit per ne Mal te zi. Me pas droga dergohej ne Bosnje, prej andej ne Kroaci dhe destinacioni perfundimtar ka qene Italia, ku edhe dyshohet se shperndahej ne tregun vendas.

Hetimet
Prokuroria e Krimeve te Renda ka nje seri provash ne ngarkim te te pandehurve. Nje nga provat me bindese te akuzes, jane pergjimet telefonike qe i jane kryer te pandehurit Endrit Dokle, i cili me telefonin e tij celular urdheronte nisjen dhe kontrollonte mberritjen e droges.

Te pandehurit
Endrit Dokle
Edmond Taullaj
Isuf Buna
Englantina Bulo
Rindi Xhungo
Vito Biba
Shefqet Vata