Ministri i Arsimit zgjedh Universitetin e Durresit, si me te suksesshmin ne arsim
Ministri i Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj nisi dje ditet e informimit per 4 programe kombetare e nderkombetare te kualifikimit te studenteve e pedagogeve. Keto programe mbeshtesin kualifikimin e shpejte te pedagogeve te rinj te asistenteve dhe te studenteve ne funksion te arritjes se objektivit per afrim sa me te shpejte me standardet nderkombetare. Tafaj theksoi se e nisi pikerisht kete fushate ne Universitetin e Durresit, si nje nga universitete e suksesshme ne fushen e arsimit shqiptar.
Programet
Tre prej programeve jane programe nderkombetare dhe nje program me nje rendesi te vecante kombetare qe eshte "Fondi i Ekselences". Behet fjale per programet "Erasmus", "Tempus", "Jean Monnet" dhe "Fondin e Ekselences". Ministri Tafaj u shpreh se "programet e shpallura nga Zyra Tempus, jane shume te rendesishme sepse perkojne me objektivat tona ne fushen e arsimit te larte dhe kerkimit shkencor si dhe perbejne nje mbeshtetje kryesore per realizimin e tyre". Ministri u shpreh se cilesia eshte motoja dhe fytyra e vertete e nje universiteti, duke iu referuar pike se pari stafit akademik te tij. "Ne mund te kemi laboratoret me bashkekohore e auditoret me te mire por ne fund te fundit universiteti krenohet me profesoriatin e tij", nenvizoi ministri Tafaj. Shpallja e programeve Tempus nis me Universitetin "Aleksander Moisiu" te Durresit duke qene se ky universitet ka nje histori suksesi ne arsimin shqiptar. "Ky universitet ka nje kontribut te vecante per zhvillimin dhe shtrirjen e eksesit ne zonat verilindore te vendit ne menyre te vecante e qarkut te Dibres permes filialit te qytetit te Peshkopise i cili eshte duke ofruar programe studimi te lidhura kryesisht me fushen e mesuesise",-tha Tafaj.
Thirrja
Duke falenderuar mbeshtetjen e vendeve te Bashkimit Evropian per programin financues te Fondit te Ekselences ne fushen e arsimit te larte, ministri Tafaj ftoi studentet e pedagoget qe te aplikojne pasi tashme ata kane te gjithe pervojen per te qene te suksesshem. Ministri Tafaj tha se qeveria shqiptare ka kerkuar shtimin e fondit ne kuader te IPA-s per programin TEMPUS dhe kete vit pritet qe nga nje milion euro te rritet ne dy milione euro duke synuar te rritet pjesemarrja ne kete program. Nje program tjeter shume i rendesishem i mbeshtetur nga Bashkimi Evropian eshte programi "ERASMUS", i cili eshte nje program teresisht individual ku studentet dhe pedagoget aplikojne vete. Ministri Tafaj u shpreh se pjesemarrja e deritanishme nuk ka qene fort e kenaqshme por ky program eshte pa fond te percaktuar qe do te thote qe te gjithe aplikantet qe jane te suksesshem me aplikimet e tyre e perfitojne kete burse. Studentet e nivelit Master e Bachelor ne menyre te vecante mund ta shfrytezojne kete mundes duke bere te mundur qe studentet shqiptare te kryejne nje semester apo nje vit studime ne nje universitet te huaj.

Programet per kualifikimin e studenteve dhe pedagogeve:
Programi "Erasmus"
Programi "Tempus"
Programi "Jean Monnet"
"Fondi i Ekselences"

Strategjia
Ministri Arsimit e Shkences kujtoi dhe strategjine e 2020 te Bashkimit Evropian, e cila parashikon qe 40 per qind e studenteve qe studiojne ne zonen evropiane te arsimit te larte, duhet te kene kryer se paku nje semester studimesh jashte vendit.