Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një nga ikonat e futbollit shqiptar. Ai thotë se kapiteni legjendar i kombëtares kuqezi, Lorik Cana, është padyshim një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë.


Jeta dhe karriera e tij, e përmbledhur mjeshtërisht në filmin dokumentar Loriku është jashtëzakonisht frymëzuese për rininë e fëmijët shqiptarë. I uroj suksese në angazhimin e ri me Fondacionin e tij në shërbim të fëmijëve e sportit. Faleminderit Kapiten për emocionet që na ke dhuruar me talentin tënd dhe për promovimin e Shqipërisë, shkruan Meta.


Për këtë ai publikon një fotografi, ku të dy shihen duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. Në filmin dokumentar në nderim të futbollistit përmblidhen fazat më të rëndësishme në jetën dhe karrierën e Canës.


Përmbledhja e jetës së tij u prezantua mbrëmjen e kësaj të mërkure, mes personaliteteve të shumta të sportit, artit dhe politikës.


6 dhjetor 2018 (gazeta-shqip.com)