Në të dyja regjimet, Maks Velo ka qenë kundër shembjes së trashëgimisë kulturore.pjimage (2)


Nuk kishte rëndësi nëse ishte para një hetuesi të komunizmit apo në një shesh fjale të lirë: Ai do të thoshte Jo! Edhe atëherë kur bëhej fjalë për objekte kulti të besimit mysliman. Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument, ku dëshmohet pikërisht për qëndrimin e arkitektit, piktorit dhe shkrimtarit Maks Velo përballë trashëgimisë kulturore.


Pjesa e mëposhtme është marrë nga hetuesia ndaj Maks Velos, zhvilluar nga hetuesi Dhimitër Shkodrani. Flitet për mundësinë e prishjes së një objekti monument kulture. Për të kuptuar më mirë ngjarjen, shtoj se Fadil Paçrami ka qenë sekretar i Komitetit të PPSH-së së Tiranës në vitet 1966-1973, shkruan Dervishi.


maks velo


Në dokumentin në fjalë flitet për një bisedë mes arkitektit Velo dhe Fadil Pçramit mbi shembjen e Xhamisë së Ethem Beut, në qendër të Tiranës, si dhe për prerjen e pishave të hotel Dajtit. Në të dyja rastet Maksi kishte refuzuar, qëndrim të cilin e mbajti edhe para hetuesisë.


Dokumenti


Hetuesia e datës 1.12.1978


Pyetje: Na tregoni i pandehur nëse e keni njohur Fadil Paçramin dhe Todi Lubonjën?


Përgjigje: Unë, Fadil Paçramin e kam njohur kur ishte sekretar i Komitetit të Partisë të qytetit. Ai vinte vazhdimisht në klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve. Më kujtohet se në një rast kur isha në klub dhe ai ishte me Bardhyl Kosovën, më ka thirrur Fadili dhe më ka pyetur se çfarë mendimi ke ti Maksi lidhur me prishjen e xhamisë së Ethem beut në sheshin Skënderbeg, se ti Maks nuk ke qejf që ta prishin. Në fakt, unë kisha shkrojtur një artikull që të mos prishej sahati dhe xhamia.


I thashë Fadilit se unë nuk jam dakord që të prishet, ai është monument me vlerë arkitektonike dhe duhet ruajtur. Sipas Fadilit, xhamia duhej prishur.


doc


Fadili më ka pyetur gjithashtu për pishat përpara hotel Dajtit a ti prisnin apo jo. I thashë se ato janë pemë me kurorë dhe me volume monumentale dhe tani marrin pjesë në të gjithë ansamblin e hotelit. Unë kisha parë një fotografi sapo hoteli ishte ndërtuar dhe pishat ishin të vogla dhe dukeshe si i zhveshur.


Por, gjithashtu, Fadili më ka pyetur mua për pishat që janë te taksitë e ti prinim apo jo. I thashë që kisha mendimin që të mos i prisnim se janë të bukura.