Ambasadori amerikan Donald Lu vijon kritikat e ashpra kundër sistemit të drejtësisë në vend.


Ai risolli në vëmendje rastin e gjyqtares së ndjerë Fildeze Hafizi, si dështim të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.


Ndërsa tha se në Shqipëri veprojnë 4 klane kryesore dhe se se 20 familje kriminale dominojnë krimin në vendin tonë.


Në Shqipëri veprojnë 4 klane kryesore,


Teksa foli në 20-vjetorin e shkollës së Magjistraturës, Lu u shpreh si më poshtë:


Sistemi i drejtësisë e la në baltë Fildeze Hafizin.


Vetingu do fillojë javën që vjen, ky proces do të bëhet me profesionalizëm. Shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë larguar kriminelët nga parlamenti.


Parlamenti i 2017 është më i mirë se ai i mëparshmi. Lufta kundër krimit të organizuar derisa peshqit e mëdhenj të futen në burg.


20 familje kriminale dominojnë krimin në Shqipëri.


Në Shqipëri veprojnë 4 klane kryesore, tha Lu.


“Emiljano Shullazi është një nga këta grupe kriminale. Lulzim Berisha, i cili u lirua gabimisht.


Klement Balili i shpëtoi drejtësisë për 18 muaj.


Ka shumë Shullazë, Lul Berisha e Klement Balili në Shqipëri


Shullazi thuhet se vijon të bëjë trafik droge nga qelia, tha Lu.