Politico
Do të duhet ndoshta nëj gjeneratë e tërë për të kuptuar ndryshimet që ka sjellë Donald Trump në politikën amerikane. Por në terma afatshkurtër, mund të themi që ai ka sjellë një risi në fushatat zgjedhore.
Jo vetëm politikanët mund të kandidojnë për president, por këtë gjë mund ta bëjë edhe një aktor, sportist apo kushdo tjetër.
Mjafton të kesh famë dhe disa para në xhep. Disa prej personave në listën e mëposhtme do dukeshin qesharakë para një viti nëse do të kandidonin për zgjedhjet presidenciale, por pas erës-Trump, çdo gjë është e mundur.
Ja 7 personazhet e ekranit që mund të shpallin kandidaturën në zgjedhjet e vitit 2020:
Kanye West
Shpesht thuhet se duhet të jesh një megalomaniak të kërkosh të kandidosh për president, ose një egoist si Trump. Ai ka një karrierë të suksesshme si biznesmen, por edhe probleme financiare. Por këto nuk e pengojnë të thotë se është më i miri. Pak a shumë këtë ka thënë edhe Kanye West. Unë jam numri 1, artisti me më shumë impakt në gjeneratën time. Jam Shekspiri modern. Një Donald Trump me disa produkte më të mira.
Tom Brady
Çfarë mund të bëjë më shumë një njeri që i ka të gjitha? Të ulet në Shtëpinë e Bardhë. Sportisti Tom Brady e quan Trumpin një mik të mirë dhe e mbështet atë në fushatë. Ka karizmën e duhur dhe është ambicioz. Mund të jetë ai Donald Trumpi i ardhshëm.
Martha Stewart
Kulla Trump, uji Trump, hotelet Trump etj. Emri i Trump gjendet në çdo biznes të tij. Një idealizim i vetes që edhe Martha Stewart mund ta ketë zili. Ajo është një veterane televizioni ku luan rolin r një femre që idealizon vetveten. Madje ashtu si Trump ka treguar se është shumë e pasionuar pas parave. A i mungon gjë të jetë Donald Trump i ri? Aspak!
Mark Cuban
Trump ka ndryshuar lojën dhe për këtë duhet komplimentuar. Kështu ka deklaruar sipërmarrësi Cuban i cili është pronar i ekipit të basketbollit Dallas Mavericks. Deri tani, duhet të ishe një kandidat perfekt që të zgjidheshe president. Por Trump e ndryshoi këtë. Kjo është gjë e mirë, ka thënë Cuban i cili mund të shohë seriozisht një kandidim në të ardhmen.
James Woods
E kush nuk e ka qejf aktorin legjendar Woods? Roli i tij në Na ishte një herë Amerika apo edhe shumë filma të tjera e kanë shndërruar në një legjendë të gjallë. Famën e ka, paratë mund ti gjejë, dhe ka aftësitë e duhura teatrore për tu bërë president.
Jenny McCarthy
McCarthy dhe Trump kanë shumë të përbashkëta. Janë yje televizioni dhe adhurojnë vetene tyre. Jenny ka një famë dhe para. E sigurt që do të merrte mbështetjen e femrave.
Hulk Hogan
Dhe në fund një legjendë e gjallë e sportit të mundjes. Hogan është një figurë shumë e dashur, karizmatik, i famshëm, milioner. Karakteri i tij i fortë pëlqehet nga femrat, fëmijët, meshkujt, pra nga të gjithë. Vetëm pak ditë më parë fitoi 140 mln dollarë në një gjyq. Nuk i mungon asgjë të bëhet Trumpi i ri./ Përgatiti Amarildo Lumani.
TemA