Presidenti i SHBA Donald Trump ka shkarkuar Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson, duke e zëvendësuar atë me drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo.


Duke falenderuar Tillerson për shërbimin e tij, përmes një postimi në Twitter, Trump tha se sekretari i ri i shtetit do të bëjë një punë fantastike.


The Associated Press, Reuters, Vanity Fair dhe agjensi të tjera lajmesh, po ashtu kanë raportuar prej kohësh mundësinë e largimit të Tillersonit nga Departamenti i Shtetit. Sipas tyre, Trump kishte humbur besimin te Tillerson.