Kryeministri i Polonise Donald Tusk e ka perqendruar vemendjen ne formimin e nje qeverie te re koalicioni pas fitores ne zgjedhjet e djeshme.


Me fitoren e tij zoti Tusk i qendres se djathte u be kryeministri i pare pas renies se komunizmit 22 vjet me pare qe fiton 2 here me radhe mandatin ne Poloni.


Me rezultatet e numerimit gati te perfunduara sot Partia Platforma Qytetare e zotit Tusk fitoi 39 perqind te votave duke siguruar ne kete menyre 206 vende ne Dhomen e Ulet te Parlamentit prej 460 vendeve. Ashtu si ne mandatin e pare Zotit Tusk do ti duhet nje partner koalicioni per te formuar qeverine e ngjashme me ate qe krijoi Partia Popullore e Polonise ne vitin 2007.Ai tha se bisedimet do te fillojne menjehere.


Partia Popullore Polake fitoi pak me teper se 8 perqind te votave per te marre ne kete menyre 28 vende dhe prape mund te hyje ne koalicion me Partine Platforma Qytetare per tiu dhene atyre shumicen ne Dhomen e ulet te Parlamentit me 234 vende. Rivalja me e afert e zotit Tusk Partia Ligji dhe Drejtesia fitoi 30 perqind te votive dhe 158 vende ne Parlament.