Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, është bërë lideri i parë në këtë vend që është rizgjedhur për herë të dytë për kryeministër, pas rënies së komunizmit.

Pas numërimit të 93 për qind të votave, del se Tusk me partinë Platforma Civile ka votat e nevojshme, për të siguruar numrin e nevojshëm të deputetëve për formimin e shumicës.

Qendra e djathtë, Platforma Civile ka marrë 39 për qind të votave, e cila përkthehet në 206 vende në parlament, nga gjithsej 460.

Partia Fshatare, aleate e Tusk, ka marrë 8.6 për qind të votave ose 30 vende në parlament.

Ndërsa 30 për qind e votave kanë shkuar për partinë kryesore opozitare Ligj dhe Drejtësi, që do të thotë 157 vende në parlament.

Kreu i kësaj partie, Jaroslaw Kaczynski, ka pranuar humbjen.

Platforma Civile bëhet partia e para në Poloni që fiton dy herë rresht, zgjedhjet që pas rënies së komunizmit në vitin 1989.