Në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor është emëruar Blendi Gonxhja, pasi ky post mbeti vakant pas dorëheqjes së Arben Isarajt.


Isaraj dha dorëheqjen rreth një muaj më parë pas arrestimit të vëllait të tij për akuzën për trafik droge.


Kujtojmë se vëllai i drejtorit të Patentave, Altin Isaraj, u la në masën arrest me burg nga Gjykata pasi akuzohet si pjesë e grupeve kriminale të trafikut të kokainës. Gjatë kontrollit atij iu sekuestrua edhe një armë tip pistoletë të cilën e posedonte pa leje.


Ndërkohë, Gonxhe deri më tani kishte mbajtur postin e Drejtorit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.


Ai sot u prezantua sot me personelin e DPSHTRR.


22 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)