Sekretarja e pergjithshme e Ministrise se Integrimit, Etleva Çiço i ka paraqitur nje leter doreheqjeje, ministres se LSI-se, Klajda Gjosha.

Ne me pak se dy muaj dy sekretare te pergjithshme nuk kane mundur ta gezojne postin,ne Ministrine e Integrimit Europian te drejtuar nga Gjosha.

Zonja Etleva Çiço, shprehet keshtu,ne letren qe motivon largimin nga detyra qe mbajti vetem per disa jave.

“Ne vijim te injorimit te vazhdueshem nga ana e drejtuesve te Ministrise ne zbatim te hierarkise se institucionit, ne zbatim te rregullave, urdhrave dhe ligjeve ne vecanti te atyre, qe lidhen me largimin dhe marrjen e stafit ne pune, si dhe ne vijim te presionit te vazhdueshem per te pranuar, menyrat jo te rregullta te komunikimit, ju paraqes kerkesen per largimin nga detyra e sekretares se pergjithshme te Ministrise”.

Zonja Çiço eshte e dyta qe largohet nga i njejti post qe nga 12 shtatori,ku erdhi ne detyre qeveria e re. Çiço eshte bashkeshortja e Ylli Manjanit, nenkryetar i LSI-se dhe zevendesminister i Transporteve.

Ajo Çiço pasoi ne kete post,Elda kalane, e shkarkuar nga drejtuesja Klajda Gjosha.