Kurbin - Një tjetër kandidat është tërhequr nga gara për kryetar bashkia.

Altin Biba, kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Kurbinit është tërhequr nga gara. Ai e ka bërë kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili ishte regjistruar si kandidat i opozitës.

Paraprakisht thuhet se tërheqja nga gara është kryer për arsye personale të kandidatit. Ende nuk dihet nëse kjo tërheqje ka lidhje me kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për largimin nga listat të personave të inkriminuar. Ai u zyrtarizua si kandidat javën e shkuar.


/GS/