Është dorëhequr nga detyra prokurori Ardian Nezha, i njohur ndryshe si prokurori që kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm të Dritan Dajtit.


Në argumentin e tij për lënien e detyrës, shprehet ndjenja e mosvlerësimit nga ana e Kryeprokurores Arta Marku.


Ndihem i pavlerësuar, brenda një viti me transferuan dy herë në Pukë, mësohet të jetë shprehur Prokurori Nezha.


Nezha ka kërkuar nga KLP ti pranojë dorëheqjen duke shpallur përfundimin e statusit të magjistratit ndërsa kërkesa e tij pritet të shqyrtohet më 1 prill.