Publikohet letra e hapur Shefi iku per shkak te nje studenti qe nuk i rriti mesataren

Ngjarjet nuk kane te sosur ne Vlore. Mbas situates se ndere ne Dukat ne qytet nje tjeter diskutim i madh ka perfshire Vloren por edhe gjithe Shqiperine. E-mail-e te postuar diskutime akuza thirrje per ndihme denoncime por edhe publikime te nje liste te gjate akumulimesh nga studente pedagoge e dashamires se arsimit. Dje paradite rektori i Universitetit te Vlores Ismail Qemali ka dhene doreheqjen. Shkresen zyrtare e ka bere publike ne internet madje e ka derguar te qindra e mijera adresa elektronike. Rektorit Shaska i ka ardhur ne maje te hundes me presionet kontrollet e madje edhe me heqjen e se drejtes per te marre rrogen derisa nuk ka duruar me e ka shkruar te zeze mbi te bardhe te gjitha arsyet e largimit te tij nga posti i drejtuesit administratorit te Ismail Qemalit. Ne dokumentin zyrtar ai i drejtohet me tone nenvleresuese ministrit te Arsimit dhe Shkences duke mos pranuar kategorikisht ndryshimin ne ligjin e arsimit te larte per te marre leje te ministri ne rast se rektori do te jape mesim ne nje universitet te huaj. Vec mosmarrjes se rroges rektori i Vlores ka qene nen trysnine dhe presionin e organeve te gjykates dhe prokurorise. Te gjitha keto evidentime jane bere nga profesore e studente te universitetit vec deklarimeve te Shaskes.


Letra e hapur

Ne letren e hapur te profesoreve te Universitetit te Vlores thuhet se nje gjykates i ka shpallur lufte universitetit Ismail Qemali te Vlores duke perdorur per kete strukturat shteterore dhe organet gjyqesore ku ai vete ben pjese. Kjo ka ndodhur sepse Universiteti i Vlores nuk i ka njohur provimet qe djali i tij ka dhene ne nje shkolle private te panjohur nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Kjo eshte dhe zanafi lla e kesaj lufte. Ceshtja ka shkuar deri ne Gjykaten e Larte e cila me te drejte ka pezulluar te gjitha veprimet qe cenojne universitetin tone thuhet ne letren e hapur. Sipas profesoreve paralelisht me kete gjykatesi ka vene ne levizje organet e prokurorise qe po persekutojne dita- dites stafi n e Universitetit me veprime abuzive provokime dhe duke i penguar te bejne rregullisht detyren e tyre. Te gjitha keto veprime arbitrare vene ne rrezik nje institucion te arsimit te larte qe mbrohet me ligj. Profesoret kane deklaruar se keto vitet e fundit kane qene te shpeshta perplasjet e stafit pedagogjik te UV me njerez qe mbrojne interesa te uleta dhe jane kunder zhvillimit te arsimit te larte ne Shqiperi.


Doreheqja

Asnjehere nuk do te nderprese veprimtarine time shkencore mesimdhenese apo profesionale ne institucionet jashte Shqiperise. Asnjehere nuk kam ndermend te kerkoj leje nga ju pasi e konsideroj kete fyerje te pozicionit tim si rektor dhe cenim te autonomise se universiteteve. Mendoj se asnjehere nje rektor i zgjedhur me vota te lira nuk duhet te kerkoje leje nga nje zyrtar i pazgjedhur. Mendoj se kjo eshte nje menyre tjeter per te futur ne kontrollin tuaj te plote universitetet publike thuhet ne dokumentin e doreheqjes se rektorit Shaska. Sipas tij kjo qeveri ne menyre sistematike ka mbeshtetur te paaftet duke pasur bindjen e plote se arsimi ne Shqiperi nuk do te rregullohet ndonjehere me kete qeveri.


Protestat

Edhe pse rektori Shaska ka deklaruar se tanime nuk do te jete ne krye te universitetit dhe kompetencat i kane kaluar zv.rektorit studentet e profesoret kane deklaruar se do te nisin protestat. Edhe tani nepermjet medias elektronike deklaratat akuzat fyerjet por edhe diskutimi i largimit te rektorit Shaska eshte ende i nxehte.


Sfond

Afro nje vit me pare ne Universitetin e Vlores Ismail Qemali u tha se nuk do te pranohej asnje maturant qe e ka mesataren nen 6. Ne faqen zyrtare te ketij institucioni kishte dale prej kohesh nje lajmerim ku thuhej qe per te qene pjese e ketij universiteti te gjithe kandidatet duhet ta kishin mesataren e kater viteve te shkolles se mesme mbi 6.


Megjithese Ministria e Arsimit dhe e Shkences shpalli publikisht te hapur garen per te gjithe gjimnazistet qe lene bankat e shkollave te mesme rektorati i Vlores Tanush Shaska vendosi qe per vitin akademik 2009-2010 te bente seleksionime duke kundershtuar MASH-in.


Asnje student i cfaredolloj dege qofte nuk do te pranohet me mesatare me te ulet se nota 6 thuhej ne lajmerimin e publikuar nje vit me pare ne faqen zyrtare te ketij institucioni.


Qellimi i ketij vendimi ishte selektimi i studenteve qe do te studionin per here te pare gjate vitit akademik 2009-2010 pra per te rritur cilesine e universitetit. Mjaftoi ky argument qe studentet e prekur nga ky fakt te ngriheshin ne protesta te fuqishme me pretendimin se po u mohohej e drejta per te ndjekur arsimin e larte ne kete institucion. Protestat e tyre vijuan per disa jave me radhe ndersa pati edhe nga ata qe u ngujuan ne greve urie per te kundershtuar vendimin e rektoratit.


Propozimi

Ne mbremjen e dates 26 korrik 2008 ne mbledhjen e radhes se senatit te universitetit Ismail Qemali te Vlores kryetari i senatit Tanush Shaska propozoi ndryshimin e emrit te universitetit nga Universiteti Ismail Qemali i Vlores ne Universiteti i Vlores. Ky propozim ngjalli reagime te ndryshme si ne media tek studentet apo stafi akademik.


Figura dhe vepra e Ismail Qemalit nuk nenvleresohet nga fakti nese nje universitet ka ose jo emrin e tij. Ndoshta ne do te benim me shume per figuren e Ismail Qemalit sikur te siguronim disa fonde qe disa prej studiuesve tane qe po studiojne fi guren e tij te fi nancohen nga shteti dhe universitetet ka thene Shaska.


Dy vjet me pare ai sqaroi se nuk duhet harruar qe Vlora Shqiperia jane ato me te cilat asnje individ nuk mund te baraspeshohet. Sipas tij fakti qe u propozua ky ndryshim nuk do te thote se po neperkembet emri dhe rendesia e fi gures se tij sepse vete historia e Vlores eshte mijeravjecare dhe asnje individ nuk mund te jete me i rendesishem se ky vete qyteti.


LORINA MIXHA
SHPRESA MEZINI