—-Nga Juxhin Mustafaraj—-

Tiranë- Vajza që humbi jetën orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin Ushtarak pak orë para aksidentit ka postuar një falenderim drejtuar Zotit që po i jepte mundësinë të ishte me miqtë e saj në ekspeditë.

Sipas miqve të saj të afërt Dorina mezi e ka pritur këtë ekspeditë e cila do të rezultonte fatale për të.

Rrugës për në Sarandë. Faleminderit zot që më dhe mundësinë të kaloj momente të paharrueshme me shoqërinë time- ka qënë këto fjalët e fundit të postuara në profilin e saj në Facebook.

Dorina Stafa për shkak të gjendjes së rëndë ka qënë një prej të plagosurave të sjella me helikopter nga spitali i Vlorës drejt spitalit Ushtarak në Tiranë por që nuk ka mundur ti mbijetojë dot plagëve të marra.

Ajo së bashku me 11 shoqet e klasës humbi jetën në qafën e Vishës në Himarë ku autobusi me të cilin udhëtonin ndërpreu në mes ëndrrat e tyre duke lënë një dhimbje të madhe për familjarët, miqtë dhe mbarë kombin shqiptar.