Doris Pack, një armike e betuar e të majtëve në Shqipëri, ka qenë këto ditë në Tiranë, e ftuar nga Partia Demokratike.


Dhe, siç pritej, ajo ka akuzuar ashpër qeverinë, madje edhe më radikalisht se opozita.


Sipas saj, kjo qeveri nuk duhet të qendrojë më këmbë, pasi ka lënë pa punë njerëzit e PD-së.


Ja disa nga deklaratat e saj kundër qeverisë:


Jam e zhgënjyer që Shqipëria ndodhet në këtë situatë, pas marrjes së statusit të vendit kandidat në sajë të reformave të qeverisë së mëparshme. Nuk arrij ta mendoj se në Parlament keni deputetë, të cilët janë gjykuar për vepra kriminale nga gjykatat europiane. Prezenca në parlament e krimineleve nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër. Asnjë parti nuk duhet të lejojë kandidatë të tillë. Imagjino pak që shqiptarët të votojnë për njerëz të tillë. Kjo duhet të ndalet. Sistemi gjyqësor sot nuk është i pavarur, tha Presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane nga Kukësi.


I gjithë vendi është mbjellë me kanabis, ky është një turp ! Edhe vetë prindërit duhet të jenë të shqetësuar për rritjen e fëmijëve të tyre në këtë situatë. Nuk ia vë fajin, njerëzve, por qeverisë që nuk u jep mundësi se si të nxjerrin jetesën. Nëse do të jetoja në Shqipëri, do të kisha frikë për të ardhmen e fëmijëve të mi, ndërkohë që droga është bërë e frikshme.


Keni shkallë të lartë papunësie, ndërkohë që keni shumë të rinj të arsimuar dhe të aftë për punë. Ata nuk gjejnë vend pune se janë anëtarë të PD-së. Njerëzit largohen se skanë si të jetojnë. Nga ana tjetër ka shumë pak investime që mund të krijonin vende të reja pune. Nuk është se ska interes, por nuk ka besim te drejtësia dhe çështja e pronësisë nuk është zgjidhur.


Nëse dëgjoni ish- ministrin e Drejtësisë, kuptoni shumë. Nuk e kuptoj si qëndron në këmbë kjo qeveri! Mendoj se është një alarm. Nëse do të isha kryetare partie dhe do të kisha një ministër në këtë situatë, do të dija çfarë të bëja. Është ministri i Drejtësisë i kësaj qeverie dhe e di shume mirë se çfarë thotë. Dhe nëse i vetmi reagim i Kryeministrit Rama është shkarkimi i tij. Kjo nuk është praktika e duhur në një sistem demokratik.


Me një qeveri të tillë është vështirë të jesh optimiste. Shpresoj që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira, të mos manipulohet gjyqësori dhe demokracia të mund të lulëzojë me një parlament të dekriminalizuar.


Pack dhe lidhjet me Genc Pollon


Shumëkush mund ta ketë kujtesën e fortë dhe të kujtojë kohën kur Genc Pollo, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike, doli kundër Sali Berishës dhe u shkëput nga PD-ja bashkë me një grup për të krijuar Partinë Demokrate të Re ose ndryshe Reformatore.


Në selinë e kësaj partie në zonën e ish-Bllokut shpesh shfaqej zonja Pack, që në atë kohë ishte eurodeputete në Parlamentin Europian.


U fol se ajo e kishte këshilluar Pollon të ikte nga PD-ja dhe ishte një kritike e fortë e Berishës për mungesën e demokratizimit në parti.


Më vonë do të ishte sërish Pack që e mbështeti rikthimin e Pollos në PD në vitin 2005 dhe vetë u kthye në një avokate publike të Partisë Demokratike.


Ajo u shpërblye nga PD-ja dhe Pollo, i cili u bë inicatior i kërkesës për ti dhënë medaljen Gjergj Kastrioti Skënderbeu nga presidenti i zgjedhur i së djathtës, Bujar Nishani. Ishte Pollo firmëtari kryesor i kërkesës për presidentin bashkë me deputetët Aldo Bumçi, Majlinda Bregu, Fatmir Mediu, etj.Zonja Packka një kontribut të shquarpërgjatë më shumë se dy dekadave të fundit për Shqipërine duke nxitur, mbrojtur e përfaqësuar nëmënyrë konsekuente interesin e integrimit europian të vendit tonë, thuhej në letër.


Pack u dekorua si mbështetëse e integrimit të Shqipërisë dhe si mike e shqiptarëve, por për aq kohë sa ajo e ngre zërin kritik vetëm kur është e majta në pushtet, dhe del në krah të së djathtës kur ajo ka nevojë për avokat të huaj, mund të jetë padyshim vetëm një mike e PD-së dhe të flasë vetëm në emrin e saj. PPE, ku ajo militon, nuk do të guxonte të bënte deklarata të tilla ndaj një zyrtari të emëruar të Brukselit në Tiranë, siç bëri Pack për ambaadoren Vlahutin.