Nëse vjet fitoi një trofe, këtë sezon bëri “bis”. Borusia e Dortmundit pronësoi Kupën e Gjermanisë, pas një fitoreje të jashtëzakonshme 5-2 në finale ndaj Bajernit të Mynihut. Ndeshja spektakolare në stadiumin “Olimpik” të Berlinit foli përgjithësisht në favor të verdhezinjve të trajnerit Jurgen Klop, që u frymëzuan nga loja e tyre korale dhe nga 3 golat e sulmuesit polak, Robert Levandovski. Natyrisht që nuk u mendua kështu, madje parashikimet nxirrnin favorit Bajernin, veçse në fushë u luajt një ndeshje tjetër. Dortmundi shënoi që në fillim me anë të japonezit Shinji Kagaua, por Bajerni u mbajt në këmbë dhe vendosi autoritetin në përballje. Një penallti e fituar nga Mario Gomez ishte shpërblimi i karakterit të fortë të skuadrës së Jup Hejnkesit dhe nga pika e bardhë holandezi Arjen Roben nuk gaboi. Veçse, ky Dortmund nuk i ngjaka Realit dhe ja ku erdhi goli i dytë i kampionëve, edhe ky me penallti. Në minutat shtesë të pjesës së parë, ishte Robert Levandosvki që shënoi golin e tretë. Pjesa e dytë ishte me sulme të Bajernit dhe kundërsulme të verdhezinjve. Nga një i tillë erdhi goli i katërt, po me autor Levandovskin dhe praktikisht finalja u mbyll në të 58′-n. Pati kohë për një gol të ambiciozit Frank Riberi, por edhe për goditjen e tretë të Levandovskit, që vulosi shifrat 5-2.


SKEDA

Dortmund    5


B.Mynih    2

Golat: Kagava 3′, Humels 41′ (p), Levandovski 45′, 58′, 82′ / Roben 25′ (p), Riberi 75′

Kartonë të verdhë: Vajdenfeler, Badshtuber, Shvajnshtaiger, Humels

Dortmund: Vaidenfeler (Langerak 34′), Pisccek, Suboticc, Humels, Shmelcer, Gyndogan, Kehl, Blasccikovski (Pisccek 84′), Kagava (S.Bender 81′), Groskrojc, Levandovski. Trajner: Jurgen Klop

B.Mynih: Nojer, Lahm, Boateng, Badshtuber, Alaba (Kontento 69′), Shvajnshtaiger, Gustavo (Myler 46′), Roben, Kros, Riberi, Gomez. Trajner: Jup Hejnkes