Me rastin e ceremonisë përkujtimore për 80-vjetorin e nisjes së rezistencës Antifashiste, Presidenti Ilir Meta u gjend sot në Durrës ku vlerësoi figurën e Mujo Ulqinakut, duke zhvilluar homazhe dhe vendosur kurora me lule tek monumenti i Heroit të Popullit.


E para se të fliste për mediat lokale, lidhur me situatën e rënduar politike në vend, për të cilën kërkoi ti jepet fund kokëfortësisë e të reflektohet, Meta ka konsumuar një bisedë me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.



























Nga fotot e publikuara nga DurrësLajm, shohim se Kreu i Shtetit ka qëndruar shumë pranë Dakos gjatë gjithë ceremonisë, por nuk dihet se cili ka qenë objekti i bisedës midis të dyve.


Kujtojmë që ballafaqimi i Mteës me Dakon vjen në kulmin e krizës politike dhe në kohën kur opozita ka lëshuar një lum akuzash mbi mazhorancës, ku një nga të takuarit është edhe vetë kryebashkiaku i Durrësit për shkak të Dosjes 339.