Ervin Salianji është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mësohet se ai ka qëndruar atje përreth 20 minuta, ku dhe iu është përgjigjur pyetjeve të Prokurorëve.


Ish-deputeti i PD-së,  akuzohet për “kallëzim të rremë” për dosjen “Babalja”. Sipas kodit penal me këtë akuzën ish-deputeti demokrat rrezikon dënimin nga gjobë deri ne 5 vite burg.  Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga prokuroria për çështjen Babalja më 8 mars. Por Salianji e cilësoi veprimin e prokurorisë si të ndikuar politikisht.


Gazeta Shqip