Ish ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, i pyetur nga Top Channel për hetimet e rrugës Tiranë-Elbasan, është shprehur se është i gatshëm të verifikohet.


Z. Haxhinasto ju shqetësojnë hetimet e Prokurorisë për rrugën Tiranë-Elbasan?


Smë shqetësojnë fare as hetimet, as verifikimet. Unë kam bërë drejtimin politik të ministrisë. Gjithëkush është i lirë të verifikojë. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumentave që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm.

Por gjithashtu duhet tju them se koha e drejtësisë popullore kur ngriheshin thashethemnaja dhe njerëzit goditeshin qoftë moralisht, qoftë fizikisht ka përfunduar bashkë me sistemin e kaluar. Unë jam këtu, do jem këtu. Nëse kjo do të degjenerojë në goditje politike, unë do ti përgjigjem politikisht shumë rreptë.


Pse zgjodhët ta ndiqnit në Elbasan procesin ndaj zotit Xhika? Ka qenë vartësi juaj dhe akuzohet për abuzime.


Unë jam një qytetar i lirë dhe besoj një qytetar i lirë është i lirë të shkojë e të ndjekë një çështje gjyqësore, apo jo? Ka ndonjë problem mendoni ju?


6 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)