Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg ndaj ish-drejtorittë ARRSH-së, Dashamir Xhika dhe 2 ish-vartësve të tij në Njësinë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Albens Alite dhe Aksel Qurduka.


Seanca për masën e sigurisë ndaj 3 ish-zyrtarëve të ARRSH u zhvillua me dyer në Gjykatën e Krimeve të Rënda.


Arrestimi i Dashamir Xhikës dhe disa ish-zyrtarëve të Rrugëve, përfshi edhe Andi Tomën, ish-drejtor i Përgjithshëm të Rrugëve nga viti 2008-2013, u bë me urdhër të prokurorisë si të dyshuar për një dëm të madh të shkaktuar nga projekti i rrugës Elbasan-Gjinar.


Dashamir Xhika dhe 2 ish-vartësit e tij akuzohen për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.


7 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)