Dosjet pa autor edhe pse deri më sot nuk kanë patur asnjë person të dyshuar, së shpejti do të dërgohen në Prokurori. Bëhet fjalë për dosjet më të bujshme ndër vite për të cilat tre vjet më parë është ngritur edhe sektori i hetimit. Krijimi i strukturave te reja në polici, dhe me ngritjen e 3 viteve me parë të sektorit te hetmit te dosjeve pa autor ka filluar te japi edhe frutet e parë të saj. Dosjet pa autor të cilat deri me sot nuk kanë pasur asnjë person të dyshuar, së shpejti do të dërgohen në Prokurori. Dosjet më të bujshme si vrasja e ministrit kosovare Ahmet Krasniqi , ekzekutimi i biznesmenit Florian Vila, rrëmbimi i biznesmenit Koço Dado, sipas policisë janë gati të zbardhura plotësisht nga oficerët e departamentit të hetimit dhe krimit në polici, dhe autorët do të dalin para drejtësise. Ndërrimi i sistemeve në fillim të 90-ës solli jo vetëm demokracinë por u shfaqën edhe veprimtaritë e krimit të organizuar dhe krimet e sofistikuara. Në policine e shtetit janë regjistruar rreth 1300 të pa zbardhura,. Një shifër e tillë krimesh të ndodhura që në vitin 1990 dhe deri pak vite më parë, kanë mbetur "pa autorë" për shkak të mënyrës së ekzekutimit, mungesës së provave, por edhe lidhjeve që autorët e tyre kanë pasur me struktura të caktuara, që indirekt i kanë marrë në mbrojtje të dyshuarit. Kryefjala e qeverisë Berisha për të luftuar krimin dhe krijimi i strukturave të posaçme për zbardhejn e krimeve pa autor, do të bëjë të mundur dërgimin e kriminelëve pas hekurave. Pritet që shumë shpejt policia të dërgoje dosjet e plota në Prokurori për këto ngjarje, në mënyrë të tillë që të identifikohen autoret e këtyre dosjeve.