0
brbr

brbrStina e vjeshtes sjell me vete viroza te ndryshme per te cilat duhet te jemi shume te vemendshem ndaj kete here vendosem te realizojme nje interviste me Dr Ilta Sinojmeri Mjeke Familje prane Poliklinikes Nr 5  e cila keshillon qe cdo pacient te kontaktoje menjehere mjekun e familjes kur ndjen se eshte prekur nga nje viroze simptomat e se ciles jane dhembje fyti kolle e thate dhe rrufebrbr
brbrMjekja Sinojmeri thote qe pacientet nuk duhet asnjehere qe te shkojne ne famraci dhe te marrin ilace pa keshillat e mjekeve specialiste dhe te bejne shume kujdes me perdorimin e antibiotikevebrbr
brbrDoktoreshe jemi ne stinen e vjeshtes dhe ndryshimi i stineve sjell me vete viroza te shumta A kane filluar shqetesimet tek pacientet dhe si eshte raporti i vizitave ne krahasim me nje vit me parebrbr
brbrSigurisht qe ndryshimi i stines sjell viroza te shumta duke bere qe pacientet te trokasin prane qendrave te ndryshme spitalore Ne fakt vjet ne kete kohe nuk ka patur kaq shume raste vizitash duke qene se periudha e vjeshtes ka ardhur me vone dhe temperaturat kane qene me te larta Por ky vit na tregon te kunderten pasi kemi temperatura me te ulta si dhe diferenca temperaturash ndermjet orareve te dites pra temperatura te larta pas ores 10 te mengjesit dhe ulje te temperatures pas ores 16 te pasdites Ky ndryshim i kohes gjate dites ben qe nje pjese e mire e njerezve te bien pre e kushteve te motit duke bere qe te preken nga virozat e stinesbrbr
brbrCilat jane shenjat e virozesbrbr
brbrVirozat kane shenjat karakteristike te tyre Kryesisht pacientet paraqiten me dhembje fyti e cila eshte karaktesristike e virozes se ketij viti lotim sysh sekrecione nazale hundesh si dhe kolle e thate Ne momentin qe ndjeni te tilla shenja do te thote qe jeni prekur nga viroza e stines dhe menjehere duhet te drejtoheni tek mjeku i familjes per tu vizituar dhe per te marre keshillat perkatesebrbr
brbrKemi vene re qe nje pjese e mire e individeve nuk keshillohen fare me mjekun specialist por drejtohen tek farmacite e lagjes per te marre mjekim Sa e demshme eshte kjobrbr
brbrKy eshte me te vertete nje problem i madh dhe mjaft shqetesues Nuk duhet kurrsesi qe individet te paraqiten tek farmacistet per te marre mjekim pa patur nje recete te rekomanduar nga mjeku i familjes pasi ndodh qe farmacistet japin mjekimin jo te duhur dhe kjo sjell deme te tjera ne shendet Farmacistet i pergjigjen pacientit me receten qe ata duan pa kerkuar receten e mjekut pasi nese faramaciset nuk i pergjigjen me dhenine te ilacit aiajo do jete ie detyruar te shkoje dhe te marre keshillen e mjekut Pra eshte e rendesishme qe te ndergjegjesohen njerezit qe para se te shkojne per te marre mjekim neper farmaci te keshillohen me mjekun e familjes Vetem ne kete menyre do te arrijne te marrin mjekimin qe iu nevojitet per te kapercyer gjendjen ne te cilen mund te ndodhenbrbr
brbrA keshillohet perdorimi i antibiotikeve kur jemi te prekur nga virozabrbr
brbrMjeku i familjes ne menyre absolute nuk keshillon perdorimin e antibiotikeve gjate virozave te stines pasi shume mire keto raste mund te luftohen me antisimptomatike qe do te thote perdorimi i paracetamolit per te ulur temperaturen  perdorimi i Vitamines C per te stimuluar imunitetin konsumimi i lengjeve si dhe keshilla te ndryshme per veshjet ushqimin etj Dua te theksoj se ne rast se nje pacient eshte me imunitet te dobesuar apo vuan nga semundje te tjera si per shembull diabet hipertension alergji atehere per te mos kaluar ne komplikacione te tjera sigurisht qe keshillohet perdorimi i antibiotikeve per profilaksi pra e theksoj vetem ne rast se kemi te bejme me komplikacione sepse nuk eshte njesoj perdorimi i kures si per nje individ qe eshte i prekur vetem nga viroza me ate qe eshte i prekur nga semundje dytesorebrbr
brbrCila grupmoshe duhet te kete me shume kujdesbrbr
brbrFemijet dhe mosha e trete duhet te kene kujdes maksimal gjate virozave te stines pasi duke qene se kane imunitet me te dobet ben qe te preken me shpejt nga te tilla viroza Keshillohet qe femijet dhe mosha e trete te kene me kujdes me menyren e te veshurit si dhe me konsumimin e ushqimit Ushqimi duhet te jete i pasur me vitamina per te qene sa me ushqyes ne menyre qe te plotesohen nevojat truporebrbr
brbrAlergjia eshte nje tjeter semundje karakteristike e kesaj periudhe cmund te na thoni rreth ketij fenomenibrbr
brbrPo ky vit ka sjell dhe shtim te rasteve te riniteve alergjike dhe te azmave bronkiale si dhe te formave te tjera te alergjise ne pergjithesi Kemi vene re qe eshte ulur mosha e prekjes nga alergjite Nese me pare alergjia prekte moshat rreth te 50-tave sot ka ndodhur nje fenomen i ri duke bere qe te preken dhe mosha te tjera Nje nga arsyet e shtimit te alergjive eshte ngarkesa e ndotjes se ajrit ne kryeqytet e cila ben qe te kemi alergji me te shpeshta Nje tjeter faktor eshte ndryshimi i menyres se jeteses perzgjedhja e ushqimit dhe kujdesi vetjakbrbr
brbrVilma Kercikubrbr



atibiotike dhimbje fyti Farmaci Ilta Sinojmeri kujdes mjekja TV Klan Vilma Kerciku Virozat