Drafti i propozuar një ditë më parë ngë rreth 25 parti të vogla ka marrë sot edhe mbështetjen e partive të djathta.


Një ditë më parë, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama dha mbështetjen e tij për draftin, nëpërmjet të cilit partitë e vogla kërkojnë korrektimin e sistemit zgjedhor.


Përfaqësuesi i Partisë Republikane, Arjan Madhi ka njoftuar se drafti i paraqitur nga partitë e vogla është nëshkruar edhe nga partitë e djathta, përfshirë edhe firmën e kreut të Partisë Demokratike, njëherësh kryeministrit të vendit, Sali Berisha.


Sipas Madhit, drafti me të gjitha firmat do të depozitohet në Kuvendin e Shqipërisë. Një ditë më parë, kreu i PDS-së, Paska Milo tha se drafti do ti dërgohet komisionit për reformën zgjedhore për të shqyrtuar kërkesat e tyre.