E shtrirë mbi trotuar në Karakas, me këmbët e ngritura lart dhe me rroba gjysmë të zhveshura. Rreth saj, dy kalimtarë e ndihmojnë me aq mundësi sa kanë. Merr frymë, merrr frymë thellë, – ulërasin. Kështu, në mes të turmës,


Në qendër të Avenida Universidad, një e re nga Venezuela ka lindur para pak ditësh në mes të rrugës, sipas asaj që shkruan gazetari disident Carlos Julio Rojas, i cili ka postuar edhe një imazh në Twitter.


Pak më pas në vendin ku ndodhej mbërriti një patrullë e policisë, e cila ka marrë vajzën dhe e ka dërguar në një qendër mjekësore.


Gruaja kishte pohuar se nuk ishte pranuar në spital për shkak se nuk kishte para, raporton Rojas, i pari gazetar që ka marrë në korrik 2017 një dënim për ta vuajtur në një burg ushtarak. Më pas ai është liruar në fund të gushtit pas një muaj qëndrimi në qeli.


Kriza


Edhe pse lajmi i përhapur nga një opozitar nuk ka marrë një konfirmim nga mediat ndërkombëtare dhe që dyshime të tjera mbi vërtetësinë e fotos ekzistojnë, ajo është bërë në pak orë një imazh-simbol i krizës dramatike që ka prekur prej disa vitesh Venezuelën.


Hiperinflacioni po shkatërron vendin. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar ai mund të arrijë në 1 milion për qind në fund të vitit 2018. Me efektet shkatërruese ndaj popullsisë, para së gjithash rritjes së çmimit të produkteve ushqimore dhe të të gjitha shërbimeve, duke përfshirë edhe kujdesin shëndetësor.


Të shkatërruar nga kriza, miliona venezuelianë kanë ikur. Sipas vlerësimeve të OKB-së, 5.000 venezuelanë largohen çdo ditë nga vendi i tyre për t’i shpëtuar krizës së vazhdueshme politike dhe ekonomike, “lëvizja më e madhe e popullsisë në historinë e fundit të Amerikës Latine”.


Sipas të dhënave të OKB-së, 1.9 milionë venezuelanë jetojnë jashtë vendit që nga viti 2015 dhe numri i atyre që kanë aplikuar për azil në mbarë botën është rritur me 2 mijë për qind që nga 2014. Për ata që mbeten, mbijetesa është një betejë.




29 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)