lulzim_basha_donald_lu_5750Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë e PD.


Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta dhe mësohet se në fokus të tij ka qenë reforma në drejtësi.


Edhe pas shumë përpjekjesh mazhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.


Nga takimi kokë më kokë me Lulzim Bashën nuk ka asnjë detaj, por aleati kryesor i demokratëve, Fatmir Mediu la të kuptohej se po kërkohej një zgjidhje sipas Komisionit të Venezias.


Besoj se takimi me ambasadorin amerikan është në të njëjtën frymë me takimet e ambasadorëve të tjerë dhe shpresoj që mazhoranca të reflektojë, jo duke vënë vija të kuqe por një zgjidhje konkrete për çështjen. Për më tepër, kur dhe aktorë të mazhorancës kanë të njëjtin qëndrim me opozitën për reformën në drejtësi. E vetmja palë që nuk bie dakord e që duket se ka tendenca për kontrollin e gjyqësorit është PS, deklaroi Mediu.


Sipas Mediut, e rëndësishme është që palët të mos shohin vetëm vijat e kuqe të Venecias. Të gjithë kemi rënë dakord se vijat e kuqe nuk i vendos as Rama, as Basha, askush tjetër por Komisioni i Venencias. Ky komision ka përcaktuar edhe vijat jeshile, për të treguar rrugët e gjetjes së një zgjidhjeje në rast mosmarrëveshjesh politike, tha Mediu.


17 qershor 2016 (gazeta-Shqip)