Drejtori i Drejtorisë së  Rendit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit deklaron se aktualisht sipërfaja e mbjellë me kanabis në të gjithë vendin është në nivele shumë të ulta.


I ftuar në emisionin Debati në Channel One të gazetarit Roland Qafoku, Albert Dervishaj tha se pas menaxhimit të zgjedhjeve të 25 qershorit policia ka si primare në punën e saj luftën ndaj kultivimit të kanabisit.


Rezulton se aktualisht ka shumë pak bimë kanabis të mbjella në vende shumë të larta që janë të papërfillshme e megjithatë policia është e angazhuar për ta mos patur asnjë parcelë dhe po kontrollon territorin me përgjegjshmëri, tha Dervishaj.


Kjo është hera e parë pas  shumë vitesh që policia deklaron se në vend nuk ekzistojnë parcela me kanabis.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter