BEOGRAD– Drejtori i policisë serbe, Milorad Veloviq do të vizitojë sot pikëkalimin kufitar në Jarinjë dhe degën e policisë në Ribariq, transmeton B92.

Të shtunën Veloviq kishte vizituar zonën kufitare në rajonin e Preshevës dhe të Bujanocit, përkatësisht degën e policisë serbe në fshatin Miratoc dhe Konçulin.

Sipas mediave serbe, ai ka vlerësuar se situata e sigurisë në jug të Serbisë është e kënaqshme dhe se nuk pret të ndodhë ndonjë problem.

(er.nu/BalkanWeb)