Drejtori i policisë serbe, Milorad Veloviq sot sot do të vizitojë pikëkalimin kufitar në Jarinje dhe degën e policisë në Ribariq, transmeton B92.


Të shtunën Veloviq kishte vizituar zonën kufitare në rajonin e Preshevës dhe të Bujanocit, përkatësisht degën e policisë serbe në fshatin Miratoc dhe Konçulin.


Sipas medieve serbe, ai ka vlerësuar se situata e sigurisë në jug të Serbisë është e kënaqshme dhe se nuk pret të ndodhë ndonjë problem./Indeksonline/