Drejtori i spitalit rajonal të Lezhës 3 ditë pasi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, hapi konkursin për drejtuesit e rinj të këtyre institucioneve, nuk pranon të japë dorëheqjen.


I pyetur mbi një vendim të tillë, Pashk Smaçi është i prerë kur thotë se refuzon të ndërmarrë një veprim të tillë, duke e argumentuar një fakt të tillë. Jo unë nuk kam dhënë dhe as nuk do të jap dorëheqje. Nuk kam ardhur me vullnet apo dëshirë personale në këtë karrige, prandaj do të largohem kur qeveria dhe ministria të emërojnë drejtorin e ri.


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur hapjen e konkursit publik për drejtorët e spitaleve universitarë dhe rajonalë. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të MSHMS-së, të gjithë të interesuarit kanë afat deri në datën 6 tetor 2017 për të dorëzuar aplikimet e tyre, duke ndjekur kriteret për të aplikuar.


24 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)