DEKRETI/ Në total Presidenti emëroi dhe transferoi 7 prokurorë në vend



TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me kërkesë të kryeprokurores Ina Rama ka transferuar drejtuesin e task-forcës pranë prokurorisë së kryeqytetit, prokurorin Altin Dumani, në Prokurorinë e Apelit, duke lënë bosh kështu deri në emërimin e ri vendin e tij vakant.





Ndërkohë, po dje Presidenti Topi me dekretin me nr.6360 ka emëruar dhe ngritur në detyrë nga oficer të prokurorisë në detyrën e re të prokurorit në Prokurorinë e Durrësit, Fierit dhe Korçës tre oficerët të këtij institucioni. Mësohet se oficeri i njësisë së task-forcës në prokurorinë e kryeqytetit, Artur Cara, është emëruar prokuror në njësinë e task-forcës në Prokurorinë e Fierit.





Gjithashtu, edhe oficeri i kësaj task-force, Afrim Shehu, është emëruar prokuror në seksionin e task-forcës në Prokurorinë e Durrësit. Ndërkaq, oficeri pranë prokurorisë së Korçës, Gentjan Stoja, është emëruar prokuror po në këtë prokurori. Gjithashtu, po dje me dekretin e tij Presidenti ka transferuar tre prokurorë nga rrethet në kryeqytet.





Prokurorët





Altin Dumani, emërohet në Prokurorinë e Apelit Tiranë, më parë ishte shefi i Task-Forcës në Tiranë Afrim Shehu, oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës, emërohet prokuror në Durrës

Artur Cara, oficer i Policisë Gjyqësore në kryeqytet, emërohet prokuror në Prokurorinë e Fierit.

Gentjan Stoja, oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Korçës, emërohet prokuror në këtë institucion

Afërdita Vatnikaj, prokurore në Prokurorinë e Lezhës, transferohet prokurore në Prokurorinë e kryeqytetit

Suela Salavaci, prokurore në Prokurorinë e Durrësit, transferohet prokurore në Prokurorinë kryeqytetit

Zeqir Hodo, prokuror në Prokurorinë e Krujës, transferohet prokuror në Prokurorinë e kryeqytetit