Drejtuesit e Partisë Demokratike zhvilluan mbrëmjen e sotme homazhe tek shtatorja e “Deshmorit te Demokracise”, Azem Hajdarit ne Qytetin e Studenteve.


Fjalën e rastit pas ceremonialit e mbajti ish Kryeministri, Sali berisha, i cili nuk kurseu vlerësimt për kontributin që kishte kjo figurë në lëvizjen e dhjetorit. 
“Sot mbare shqiptaret perulen me nderimin me te madh para vepres se prijesit te lirise, udheheqesit te levizjes studentore te dhjetorit 90, levizjes me te fuqishme paqesore te kombit shqiptar ne tere historine e tij, levizjes e cila ne kete shesh dhe ne rruget dhe sheshet e Tiranes do te gjunjezonte diktaturen me te eger, qe Europa kishte njohur pas Luftes se Dyte Boterore, do te gjunjezonte regjimin hoxhist, regjimin e Hitlerit shqiptar te Pasluftes, dhe do hapte dyert e lirise per shqiptaret, themelimit te pluralizmit, dhe ecjes drejt sistemit demokratik.

Ndaj dhe sot le te shprehim ne nderimin tone me te madh per Azemin, prijesin e studenteve, udheheqesin e Partise Demokratike, Azem Ti Je Gjalle, per studentet liberatore qe u shnderruan ne ato dite dhjetori ne engjëj te lirise se shqiptareve, per te gjithe ata qe mbeshteten ate levizje dhe bene qe uragani i fuqishem dhe i pandalshem te çonte me vone ne permbysjen me voten e lire te regjimit hoxhist”, vlerësoi Berisha. 
Por, sipas tij, idealet e dhjetorit sot jane te kercenuara nga trashgimtaret politik te atyre qe u permbysen ne dhjetorin e vitit 90.

“Ky dhjetor e gjen Shqiperine ne nje revansh te çmendur, te papermbajtur te bijeve te eterve qe permbysem. Idealet e dhjetorit jane nje apel i fuqishem per rinine shqiptare, jane nje apel i fuqishem per te gjithe shqipatret te qendrojme ne kembe, per te mbrojtur vlerat dhe parimet qe ne besojme, per te mbrojtur arritjet qe kemi realizuar, duke mbrojtur dhe zhvilluar ato qe ne besojme. Te qendrojme ne kembe per te mbrojtur udhetimin tone drejt Evropes, si destinacioni i endrrave te te rinjve shqiptare si e ardhmja me e shkelqyer e shqiptareve sot, vitet, dekadat dhe shekujt qe vijne.

Edhe njehere nder te madh studenteve liberatore, Azem Hajdarit tribunit legjendar, familjes se tij dhe te gjithe atyre qe shnderruan dhjetorin e 90 ne pranveren e vertete te demokraise shqiptare. Edhe nje here GEZUAR!”, u shpreh Berisha.