Drita është kampionia e re e Vala Superligës së Kosovës. Skuadra gjilanase barazoi 0-0 në Pejë ndaj Prishtinës, duke ruajtur përfundimisht avantazhin prej tri pikësh në renditje ndaj ekipit kryeqytetas. Një titull i merituar ky për Dritën, që siguron trofeun e dytë në histori.


Rreth 4 mijë tifozë, kryesisht të Prishtinës ishin të pranishëm në stadiumin Shahin Haxhiislami, ku festa në fund ishte e gjitha për skuadrën e Bekim Isufit dhe për rreth 100 ushtarakët intelektualë, që kishim mundur të siguronin në një biletë në sektorin e rezervuar për mbështetësit miq.


Një ndeshje me emocione dhe me raste në të dyja portat, por që pa dyshim u kushtëzua nga ndëshkimi direkt me karton të kuq i Debatik Currit për një ndërhyrje të ashpër ndaj Xhevdet Shabanit. Ky vendim i kryesorit Fatmir Hoxha u pasua nga protesta e ashpër e futbollistëve të Prishtinës, por që nuk u mor parasysh nga arbitri. Prishtina luajti nga minuta e 32-të me një lojtar më pak, dhe sikur trë mos mjaftonte ky fakt, në minutën e 3-të shtesë u ndëshkua me karton të kuq edhe Armend Dallku për sjellje antisportive ndaj kundërshtarit. Një finale e hidhur për trajnerin Mirel Josën, që nuk mundi ta udhëhiqte drejt triumfit final ekipin e tij.


20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)