Prizrenasit e kanë nisur shumë mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 22të me golin e Vedatë Muriçi. Vetëm shtatë minuta më vonë gjilanasit barazuan rezultatin në 1:1 me golin e Sermaxhajt, i cili realizoi nga goditja e indirektit.
Pas golit të pësuar, vendasit u rikthyen shpejtë në lojë duke kaluar sërish në epërsi me golin e Atdhe Ramës i cili realizoi një gol të bukur pasi parabolloi portierin Artan Latifi.
Në pjesën e dytë gjilanasit e nisën furishëm duke kërkuar golin e barazimit. Këtë e arritën në minutën e 64të nëpërmjet Halimit, i cili shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes së vendasve dhe dërgoi topin në rrejt 2:2.
Vetëm gjashtë minuta më vonë Drita kaloi në avantazh me golin e Labinot Jetullahut i cili shfrytëzoi për mrekulli një mosmarrëveshje të mbrojtjes dhe portierit vendas. Bardh e kaltrit arritën ta ruajnë këtë epërsi deri në fund dhe të arkëtojnë tre pik të mëdha në luftë për titull.
Me këtë fitore Drita, i prin tabelës me 25 pik të tubuara, dy më shumë se Prishtina që ka një takim më pak. Kurse Liria ka mbetur në kuotën e 10të pikëve duke u renditur në fund të tabelës.