Nën masa të rrepta sigurie, Dritan Dajti është shoqëruar rreth orës 14:00 në spitalin ushtarak të Tiranës, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale nga mjekët e këtij institucioni. Drejtori i Spitalit të Burgut, Ylber Vata konfirmon për "Ora News" se të shumëkërkuarit të drejtësisë shqiptare i është hequr nga trupi vetëm plumbi që kishte në kolonën vertebrale dhe se ai që ka në këmbën e majtë nuk përbën rrezik për jetën e tij. Ndërkohë ai ka pohuar se edhe pse Dritan Dajti ka kryer këtë ndërhyrje kirurgjikale, sërish mbetet i paralizuar në këmbën e majtë. Pas ndërhyrjes, e cila zgjati rreth 3 orë, në orën 18:00, Dritan Dajti është rikthyer në reanimacionin e Spitalit të Burgut nën vëzhgimin e mjekëve të këtij spitali. Dritan Dajti është i akuzuar për masakrën e 7 gushtit ku humbën jetën katër policë